‘Designed by Apple’, 20 vjet dizajn në nji libër me 450 faqe

Apple prezentoi të Marten nji produkt të ri, nji liber me 450 faqe, i cili dokumenton 20 vjet të dizajnit të Apple ose me fjalë të tjera nji libër plotë foto të paisjeve të kompanisë. Me nji çmim prej 300 dollarë, libri kushton ma shumë se sa disa prej paisjeve që mundeni me i pa në të.

Libri me titull “Designed by Apple in California” asht i disponueshëm në dy madhësi: 13×16.25 inç dhe 10.20×12.75 inç. Versioni ma i vogël kushton 200 dollar, ndërsa që të dy janë në shitje nga dita e sotme në dyqanet e Apple.

Libri fillon qysh me krijimin e iMac në 1998 deri te lapsi Apple Pencil në 2015’tën dhe u deshtën plotë 8 vjet për krijimin e këtij albumi, i cili i dedikohet egzekutivit legjendar të kompanisë Steve Jobs.