Diçka që duhet me ba urgjentisht në WhatsApp’in tuej!

Kur aplikacioni i mesazheve, Whatsapp, u lansue në vitin 2009, dokej si nji nga shpikjet ma interesante të kohës.

Themeluesi i tij Jan Koum, kishte shpjegue në nji post blogu arsyen pse kompania e tij nuk shiste reklama.

Në Fror të vitit 2014, diçka e çuditshme ndodhi. Facebook u ofrue të blente WhatsApp për 19 miliardë dollarë dhe themeluesi i tij, e hangri karremin.

Tue marrë parasysh se të ardhunat e Facebook mvaren nga shitja e reklamave, shumë prej neve vranë mendjen se ku kishin shkue principet e Koum dhe se gjithçka e kishte nji çmim.

Më 25 Gusht, Whatsapp njoftoi se ka me ndryshue termat dhe kushtet e tij të privatësisë.

Në nji post thoshte se ka me nda me Facebook dhe përdoruesit e tij, numrat e telefonit dhe detaje rreth herës së fundit që kishin hy në Whatsapp.

Nëse jeni përdorues i Whatsapp, mos bini pre e kësaj hajgare: shkoni te “Settings”, zgjidhni “Account”, “Share my account info” dhe shtypni “Don’t share”. Bajeni tash, sepse koha po mbaron.