Dita e madhe e teknologjisë. Apple prezenton iPhone 7

E Merkura asht ditë e madhe në botën e teknologjisë.

Apple sot mban ngjarjen e saj vjetore ku pritet të zbulohet iPhone 7 i ri.
Pajisja e shumëpritun vjet pikërisht në kohën kur rivali i tyne, Samsung, ka tërheq nga tregu pajisjen e saj të avancueme Note 7 për shkak të problemeve me bateri, shkruen BBC.

Kohëve të fundit ka pas shumë thashetheme në lidhje me veçoritë e iPhon’it të ri.

Shumë komentues presin nga Apple që të heq nga përdorimi portin e kufjeve, tue e lanë pajisjen me vetëm nji port.

Kjo do t’i detyrojë përdoruesit që të përdorin lidhjen me Bluetooth për kufje apo të blejnë kufje kompatibile me portin e Apple’it, i cili përdoret edhe për të rimbush pajisjen.

Por, se çfarë do të ketë në të vërtetë pajisja e re, mbetet të shohim gjatë ditës.