Dokumentarët që thyen rekordet e shikueshmënisë (video)

Tre episode të BBC mbi jetën e egër kanë sjellë ma shumë shikues se sa emisioni X Factor, nji ndër ma të ndjekunit nëpër botë.

Bahet fjalë për episodet e dokumentarëve “Planeti Tokë II”, të cilët kanë rrëmbye vëmendjen e mbi 12.26 milionë shikues në episodin e parë. E veçanta tjetër asht se shikuesit janë të moshës së re nga 16 deri në 34 vjeç.

Të rijtë janë tue u tërheqë nga jeta e egër e kafshëve në habitatet e tyne natyrore. Vlerësimet ma të shumta janë për episodin e dytë “male”, (mashkujt), i cili ka sjellë mbi 1.8 milionë shikues të ri.

Muzika e veçantë, por edhe përmirësimet teknologjike shihen si dy shkaqet kryesore për këtë sukses.