Doni me ble nji nga modelet e reja të iPhone? Nji lajm i keq për ju

Me kalue orë të tana, madje ditë, në radhë para të famshmeve “Apple Store” për të qenë nji nga të parët që kanë me marrë iPhone të ri që nga sot ka me debutue në 30 shtete, këtë vit mundet me qenë e kotë.

Në fakt, “Apple” ka njoftue se tana modelet “iPhone 7 Plus”, si dhe modelet “iPhone 7 Jet Black”, janë porositë të gjitha gjatë fazës së paraporsive që ka fillue të Premten e kalueme. Kush nuk ka prenotue nji online, i duhet të presë disa javë për të pasë mundësinë që të pajiset me smartphonin e Apple.

“Tue fillue nga e Premtja, nji sasi e limitueme e modeleve iPhone 7 ngjyrë argjendi, florini, florini rozë dhe të zi kanë me qenë në dispozicion të klientëve që paraqiten në dyqanet Apple”, lexohet në nji njoftim të shtëpisë së “Cupertino”.

“Gjatë fazës së paraporsive online, sasia fillestare e iPhone 7 Plus në të gjitha ngjyrat, dhe modelt iPhone 7 Jet Black janë mbarue dhe nuk kanë me qenë të disponueshëm nëpër dyqane”, thuhet në këtë njoftim.