Doni Wi-Fi ma të shpejtë? Mësoni këto 5 këshilla të thjeshta

Ju mundeni mos me qenë në gjendje me pa, por Wi-Fi që vjen nga routeri në shtëpi asht nji sinjal fizik, i përbamë nga radio valët që munden me u bllokue nga pajisjet e tjera ose muret.

Thjeshtë hidhni nji sy te kjo hartë e Wi-Fi që studenti i fizikës Jason Cole e ka ba në apartamentin e tij:

Ju mundeni me pa se qysh sinjali ndryshon në dhoma të ndryshme dhe dobësohet tue kalue përmes mureve. Kjo don me thanë se juve ju duhet nji router i veçantë në dhomë ku ma së shumti e përdorni Wi-Fi.

Edhe pse kjo mund të prishë pamjen e mbrendshme të shtëpisë, tue e vendosë Wi-Fi routerin në qendër të apartamentit, dijeni që ju keni me pasë të sigurtë se valët nuk kanë me humbë tue shkue nëpër apartamentet e fqijëve, por e tanë Wi-Fi ka me u shpërnda mbrenda apartamentit në mënyrë pothuejse të njajtë.