Dubai: Nis ndërtimi i centralit diellor ma të madh në botë

Emiri i Dubait njoftoi qëllimin e tij që me u pajis deri në vitin 2030 me nji central diellor prej 1000 megavatësh (MW), i paraqitun si ma i madhi në botë.

“Faza e parë e projektit pritet me u mbyllë në vitin 2021 me nji kapacitet prodhimi prej 200 MW”, njoftoi në nji konferencë për shtyp, drejtori i Autoritetit të Ujit dhe Elektricitetit në Dubai (DEWA), Saeed Mohammed Ahmed al-Tayer.

Kjo teknologji mundëson përqendrimin e rrezeve të Diellit drejtpërdrejt në nji absorbues, që i transformon ato fillimisht në nxehtësi shumë të naltë dhe mandej në elektricitet.