Dy të ri hyjnë ilegalisht në SHBA tue luejtë Pokemon Go

Dy adoleshentë nga Kanada ishin aq të përqendruem në lojën e tyne Pokemon Go, aq sa kishin kalue kufinin tue krye nji krim.

Adoleshentët nga zona e Coutts në Alberta, ishin tue kërkue për pokemonë përmes aplikacionit Pokemon Go dhe u larguen nga vendi i tyne, tue kalue ilegalisht në SHBA. Ngjarja ndodhi të Ejten.

Ata janë ndalue pranë Montanas nga patrullat e kufinit, thotë televizioni ABC News.

Adoleshentët ishin aq të përqendruem në ekranin e telefonit tue kërkue pokemona, sa që nuk e dinin se e kishin kalue kufinin e shtetit të tyne, thanë burimet e policisë.