E çuditshme se qysh iPhone ka pshtue jetën e kësaj vajze

Stacey Gleeson e shqetësueme për shneten e vajzës së saj mori telefonin dhe vrapoi drejt dhomës. E nxitueme ka përdorë aplikacionin “Siri”, tue piskatë në drejtim të telefonit për me aktivizue Sirin dhe mandej për me thirrë ambulancën.

Australiania ka komunikue me telefonin, ndërkohë që po mundohej me rikthye në jetë vajzën e saj. Në momentin që ka arritë ambulanca, vajza po merrte frymë dhe ishte jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhë në Mars, por historia asht ba publike vetëm tash. Ky rol i iPhone nuk funksionon për të gjitha modelet, por Stacey Gleeson ka nji iPhone 6S. Telefoni mundet me ba edhe gjana të mira, në rast se na vendosim me përdorë në mënyrë të dobishme.