E jashtëzakonshme: Qe zbulimi i madh qysh me mbushë baterinë e telefonit

BauBax prodhon tesha, të cilat munden me mbushë telefonin tuej.

Ma pak se nji vit, mbasi fushata Kickstarter për xhaketën e saj BauBax, kapi nji shifër prej 9.2 milionë euro, ajo asht debutuese për projektin e ardhshëm, tesha që mbushin pajisjet tueja.

Me këtë linjë, Seattle Baubax asht tue i kthye xhaketat, xhinset dhe pantallonat e shkurta në stacione për mbushjen e telefonave.

Veshja, e cila mundet me u la, ka tela bakri të ndërtuem në të dhe nji bllok të mbushun me bateri, të qepun mbrenda në xhep.

Ju mundeni me mbushë nji iPhone, tue e vnue atë në nji pajisje BauBax iPhone dhe e fusni telefonin tuej në xhep. Telefonat Android nuk kërkojnë pajisje, për shkak se ata janë të ndërtuem me aftësinë për me u mbushë me wireless. Burimi i energjisë, asht nji bankë me bateri e ngjashme me kuletën tuej dhe ju mundeni me futë atë në xhep.

160627163001-baubax-jacket-780x439