E keni ditë që Instagram ka kaq përdorues?!

Instagram ka njoftue se tashma mbi 500 milionë njerëz përdorin aplikacionin për shpërndamjen e fotove, tue e ba atë njanin prej rrjeteve sociale me rritjen ma të shpejtë.

Aplikacioni që asht në pronësi të Facebook asht rritë me 25% që nga Shtatori, tue shtue mbi 10 milionë përdorues të rij çdo muej. Ky trend rritje tejkalon edhe atë të Facebook dhe Twitter.

Mbi 300 milionë njerëz futen çdo ditë në Instagram, ndërsa mbi 95 milionë foto dhe video shpërndahen në 24 orë. Në total, në Instagram gjenden mbi 40 miliardë foto e video.

Sa i përket pëlqimeve, në Instagram bahen nga 3.5 miliardë në ditë, ndërsa llogaria me ma shumë ndjekës mbetet ajo e Selena Gomez me mbi 85 milionë përdorues.