E mrekullueshme: Kqyreni qysh e kanë transformue autobusin në shtëpi

Çdo njani në nji pikë të jetës mendon nëse thjesht duhet me lanë punën, me i shitë gjanat dhe me udhëtue nëpër botë me nji autobus artistik shkollor.

Mogli, Felix dhe qeni i tyne Rudi, sapo e kanë ba këtë.

Dikur nji autobus i shëmtuem me ngjyrë të ndritshme të verdhë, autobusi tash asht transformue në nji shtëpi – e kompletueme me nji dush, shporet elektrik, shtrat për qen etj.

Dyshja e dashurueme, të cilët janë së bashku prej tri vitesh, kishte dëshirue të shpërnguleshin nga banesa në Berlin për t’u largue nga ngarkesa e stilit të jetës në qytet.