E thotë nji studim: Pasioni për selfiet asht çrregullim mendor!

Shoqata psikiatrike amerikane ka ba të njohun se mvarësia nga vetëfotografimi, ose siç njihet ndryshe Selfie, asht nji çrregullim mendor. Simbas psikologëve, sëmundja e re quhet “selfies” dhe karakterizohet nga nji dëshirë e vazhdueshme për me fotografue vetveten dhe për me shpërnda foto në rrjetet sociale për me kompensue mungesën e vetvlerësimit.

Shkencëtarët kanë identifikue tri nivele çrregullimi:

1- çrregullim shëndetësor për personat që e bajnë foton, por nuk e publikojnë në rrjetet sociale

2- akut, për ata që fotografohen jo ma pak se tri herë në ditë dhe i publikojnë në rrjetet sociale

3- kronik, kur njeriu bahet i mvarun dhe provon nji dëshirë të pakontrollueshme për me fotografue veten 24 orë në 24, të paktën 6 herë në ditë.

Psikiatrat thonë, që nuk asht zbulue ‘ilaçi’ për selfiet.