Egjipti po bahet me kryeqytet të ri, doket fantastik (Foto)

Egjipti asht edhe nji hap ma afër ndërtimit të kryeqytetit të ri, mëenjoftimin sot se zhvilluesit kinezë kanë me financue bujshëm këtë megaprojekt.

Kompania kineze “CFLD” asht pajtue që të ofrojë 20 miliardë dollarë për qytetin që ende s’asht emnue, mbas nji takimi me shefat e firmës dhe presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El Sisi.

Kjo vjen mbasi nji kompani tjetër shtetnore kineze ofroi 15 miliardë dollarë, tue e çue buxhetin e projektit në afro 45 miliardë dollarë që kërkohet për fazën e parë të ndërtimeve.

Planet për ndërtimin e kryeqytetit u ban për herë të parë në vitin 2015. Zyrtarët qeveritarë kanë tanë se po e bajnë këtë për të zgjidhë problemin me mbipopullimin, ndotjen e ajrit dhe çmimet në rritje të shtëpive.

150314051846-egypt-new-capital-super-169_1476116537-1470573