Ekspertët: Telefoni personal i Donald Trump rrezik i papamë për sigurinë kombëtare amerikane (foto)

Telefoni i Presidentit të zgjedhun Donald Trump përban nji kërcënim të madh për sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkueme dhe aleatëve të saj, simbas ekspertëve.

Analizimi i aktivitetit të Trump në rrjetet sociale dhe komenteve që ai dhe ndihmësit e tij kanë ba në lidhje me telefonin e tij kallxojnë se Presidenti i zgjedhun asht ende tue përdorë nji telefon të thjeshtë Android.

Specialistët thonë se Google asht konsiderue gjanësisht i prekshem për hakerat, të cilët munden me përdorë teknika të njohuna për me ndërhy në tana komunikimet e Trump në telefon, tue përdorë “fiksimin” e tij për rrjetet sociale.

Ata munden me arritë me fotografue ambientin ku jeton, me përgjue nëpërmjet mikrofonit të telefonit dhe me analizue vendndodhjen dhe ushqimin, shkruen “The Telegraph”.

Sulmuesit e sofistikuem munden me arritë me ba këtë me nji mashtrim të thjeshtë, tue e ba Trump me klikue mbi nji link me virus në Twitter nga telefoni i tij Android. Për me parandalue nji shkelje të tillë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare i ka dhanë presidentit aktual, Barack Obama nji telefon shumë ma të sigurt, por nuk dihet nëse Trump ka me pranue me përdorë nji të tillë.

auto_js113666597_afp_an-employee-of-caviar-phones-a-russian-large_transihvibxpbowkdcdil8lvir2tt0gk_6efzt336f62ei5u1480344264