Emiratat e Bashkueme Arabe kanë me ndërtu nji… mal artificial

Tue mos qenë të kënaqun me ndërtimin e ndërtesës ma të naltë në botë, Emiratet e Bashkueme Arabe po kqyrin mundësinë të ndërtojnë nji mal për me shtue sasinë e reshjeve në vendin ma të thatë në botë.

Prej disa dekadash vendi asht goditë nga nji valë e naltë temperaturash, gja e cila ka çu në thamjen e lumejve, thamjen e prodhimeve dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Por, disa ekspertë thonë se efektet e nji mali artificial munden me ndihmue në shtimin e reshjeve. Ata thonë se malet rrisin forcën e ajrit, krijojnë re që mund të modifikohen, për të ndryshue sasinë e reshjeve.

Studimi me nji vlerë prej 400 mijë stërlinash asht ba nga shkencëtari Roelof Bruintjes i National Center for Atmosfpheric Research. Megjithatë, vendndodhja e malit nuk asht konfirmue ende.