Erdogan ja vnon emnin e vet helikopterit të ri (foto)

Ndonëse asht nji patentë inxhinierike ruse, ai tash e tutje ks me u njoft si gjuejtësi “Erdogan”. Asht fjala për super-helikopterin ma të ri ruso-turk, të cilin Forcat e Armatosuna turke kanë me pasë në përdorim nga viti 2017.

I njohun fillimisht si projekti “Ka-50-2” (Kamov) helikopteri luftarak i projektuem nga inxhinierët rusë të armatimit tash po zhvillohet si projekt nga homologët turq, të cilët e kanë sofistikue atë dhe e kanë përshtatë simbas parametrave të mjeteve të NATO’s, por me nji ndryshim të vogël…

Helikopteri luftarak tank-shkatërrues ka me pasë nofkën “Erdogan” ose patentën “Ka-50-2 Erdogan”, kjo për nder të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit doket se ka marrë pëlqimin e qeverisë dhe ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e cila mban ekskluzivitetin e markës “Kamov”, që mbasi teknologët turq ta zhvillojnë ma tej atë (projektin Ka-50-2) ai të marrë emnin e koduem luftarak “Erdogan”.

ka50-2-3 ka50-2-1 14980800_1100287200092440_7323778273738439788_n-1