Europa dhe Rusia në kerkim të jetës n’Mars

Europa dhe Rusia kanë nis nji mision të përbashkët për në Planetin e Kuq.

Sateliti, i quejtun ExoMars Trace Gas Orbiter (TGO), u ngrit nga baza Baikonur në Kazakistan.

Sonda do t’investigojë nëse metani n’atmosferë vjen nga nji burim gjeologjik apo prodhohet nga mikrobet.

Nëse gjithçka shkon mirë, dy fuqitë hapësinore mund të dergojnë nji robot në Mars, për të germu nën sipërfaqe.

Roboti mund të niset në hapësinë në vitin 2018 ose ndoshta në vitin 2020.

Simbas BBC, do të duhen ma shumë se 10 orë që raketa ta vendosë satelitin në trajektoren e duhun për në Mars.

Rusia e ka nji sfidë të fortë këtë, mbasi ka nisë 19 misione drejt Planetit të Kuq, por kanë qenë kryesisht deshtime.

Nëse gjithçka shkon mirë, tre ditë mbasi të mbërrijë mbi Mars, më 16 Tetor, sateliti do të leshojë nji modul të vogël, të quejtun Schiaparelli.

Mbasi t’ulet në sipërfaqe, me 19 Tetor, moduli ka me operue me disa pajisje shkencore.

Por shkencëtarët janë ma të interesuem për të pa se si do zbresë dhe si do t’ulet ky modul.

Kjo për shkak se metoda do sherbejë për të dergu të tjera teknologji ma vonë.

Mbasi të leshojë modulin, sateliti do të kalojë pjesën ma të madhe të mbetun të vitit tue manovru në orbitën e Marsit.

Gjatë kësaj kohe, pajisjet e tij do të bajnë nji inventar të detajuem të gazit në atmosferë.

Por interesi kryesor mbetet metani.

Vëzhgimet e maparshme kanë zbulu se ka sasi metani në perqendrime t’ulëta.

Kjo asht surpriza, mbasi rrezet ultravjollcë do e kishin zhduk këtë gaz nga atmosfera.

Nji burim i mundshëm asht aktiviteti gjeologjik në thellësi, ku uji bashkëvepron me minerale dhe prodhon hidrogjen, që ma vonë përpunohet në metan.

Por perspektiva më entuziaste asht ajo që metani ka origjinë biologjike.

Shumica e metanit n’atmosferën e Tokës vjen nga mikrobet.

Në Mars nuk ka lopë, por mund të ketë organizma të vogla që operojnë poshtë sipërfaqes së planetit.