F1 2016: loja me grafikë realiste, e para në renditje në App Store (video)

Asht ba menjiherë loja ma e shkarkueme në App Store, tue u renditë në vendin e parë në veç pak orë. Asht fjala për F1 2016, nji lojë e përzgjedhun edhe nga vetë Apple si nga ma të mirat të realizueme ndonjiherë, me nji grafikë me të vërtetë fantastike, për mos me pasë aspak zili për versionet për kompjuter.

Loja shfrytëzon tana teknologjitë e fundit të modeleve të reja iPhone, përfshi edhe TapTic Engine tue simulue efektin Dual Shock të PlayStation, me nji vibracion ndryshe në bazë të forcës së ushtrueme.