Facebook e ban nji ndryshim të madh me nji program

Vetëm shtatë muej mbas lëshimit në SHBA, asht mbyllë përfundimisht aplikacioni Notify i Facebook. Ky aplikacion lejonte ndjekjen e burimeve të ndryshme online tue qëndrue të informuem rreth lajmeve të publikueme aty për aty, me njoftime për çdo publikim të ri. Ishte përdoruesi që vendoste, cilat burime dëshironte me i ndjekë, tue krijue nji pamje te personalizueme.

Praktikisht, Notify ofronte mundësinë për me ndjekë të gjithë fluksin e lajmeve të pranishme në Facebook, tue marrë nji njoftim vetëm për ato ma interesantet. Praktikisht, aplikacioni ofronte rezultatet sportive, parashikimet e motit, kronikë, kuriozitete, etj.

Tash, funksioni i saj ka me u bartë te aplikacioni Messenger, për momentin vetëm në SHBA.