Facebook e YouTube i shpallin luftë ISIS’it

Simbas mediave amerikane, YouTube e Facebook i kanë deklarue “luftë” ISIS’it: dy kolosët, janë tue punue mbi nji teknologji në gjendje për me i eliminue videot me përmbajtje të dhunshme ose terroriste, si egzekutimi me premje krye nga ana e xhihadistëve.

Metoda asht e ngjashme me atë që asht përdorë për heqjen e përmbajtjeve ‘copyright’. Videot e publikueme, dokumentohen me nji bazë të dhanash me imazhe të arkivueme si të ndalueme dhe nëse ka të ngjashme, eliminohen automatikisht.

Google, Facebook e Twitter janë akuzue kohët e fundit në gjykatë nga baba i nji prej viktimave të atentateve të Parisit, që nuk kanë bllokue përhapjen e përmbajtjes me propaagandë terroriste.

Ndërkohë, Frorin e kaluem, themeluesit e Facebook– Mark Zuckerberg, e Twitter– Jack Dorsey, kanë përfundue në shënjestër të ISIS’it. Ata janë shfaqë disa herë të përfshimë në imazhe në flakë në nji video të shpërndame nga “Sons Caliphate Army”, nji grup xhihadistësh që mbështet ISIS’in, në përgjigje të bllokimit në web nga ana e dy rrjeteve sociale të profileve që i përkasin ekstremistëve.