Facebook frik edhe për të verbnit!

facebookverb

Së fundmi po përflitet se Facebook do të bajë të mundun nji veçori të posaçme për përdoruesit e verbën ose kanë damtime në shikim që të “shohin” fotografitë nga përshkrimi se çfarë ka në to.

Me tekst alternativ automatik, njerëzit që përdorin lexuesin e ekraneve në pajisjet iOS do të ndigjojnë nji listë të gjanave që fotografia e postueme në Facebook mund të përmbajë, të tilla si “tre njerëz, tue qesh, jashtë”.

Pa këtë veçori të re të Facebookut, përdoruesve që janë lexues t’ekranit do t’ju tregohet vetëm se çfarë ka postue nji shok.

Softueri për lexim të ekranit (Sreen-reader) kthen uebfaqet dhe dokumentet në nji fjalim të sintetizuem për njerëzit të cilët janë të verbën ose kanë damtime të randa vizuale.

“Na me të vërtetë duem që të fillojmë me nji sërë konceptesh të cilat shpesh shfaqen në fotografitë, tue i shtue ma shumë vlerë përshkrimit të fotografisë”, ka thanë Jeff Wieland, kreu i qasjes së Facebookut, për USA TODAY.