Facebook ka shtue 1500 ikona Emoji për aplikacionin Facebook Messenger

Facebook vazhdon me përmirësue programin Messenger, program i cili na jep mundësinë me komunikue napërmjet mesazheve me miqtë tanë. Për me përmirësue ma tej eksperiencën e përdoruesit, kompania ka vendosë me i sjellë edhe 1500 ikona Emoji, të cilat kanë me ju ndihmue me u shprehë ma mirë gjatë komunikimit me mesazhe.

Messenger tashma ka me pasë nji larmi ikonash, të cilat përfaqësojnë kategori të ndryshme si: sporti, dashnia, defrimi apo dhe mërzia.

Napërmjet Emoji, edhe komunikimi bahet ma i shpejtë dhe më i kandshëm. Këto ikona kanë me qenë të disponueshme me versionin e ri të Facebook Messenger.