Facebook kritikohet për censurimin e disa fotove

Facebook po kritikohet për censurimin e artikujve për mamografinë, për shkak të nji foto ku ekspozohet gjoksi i nji grueje. Kompania ka kërkue falje për këtë dhe ka rikthye artikullin, por tashma debati asht dhezë.

Disa mendonin se rregullat e moderueme të Facebook janë seksiste.

Faebook e hoqi menjiherë artikullin, mbasi simbas saj pamjet e gjinit prishnin standardet e kompanisë.

“Faleminderit Facebook që lufton çdo ditë kundër gjoksit”, shkruen në Twitter nji gazetar i “Le Monde”, Samuel Laurent.

Standardet e Facebook i ndalojnë përdoruesit të postojnë foto cullak, apo me përmbajtje seksuale, edhe pëse thotë se “fotot e grave që ushqejnë me gji, apo kallxojnë gjoksin mbas nji operacioni” bajnë përjashtim.