Facebook me foto 360 gradë

Fotot ne Facebook janë tue u ba tre-dimensionale. Rrjeti social ka me mbështetë së shpejti fotot 360-gradë në faqen e tij. Fotot e reja 360-gradë kanë me funksionue si videot 360-gradë të Facebook, pra ju mundeni me ndryshue pamjen e fotos tue rrëshqitë gishtin në ekran ose tue mbajtë telefonin në nji kand tjetër.

Ky tipar ka me i mbështetë fotot e bame nga kamera 360-gradë, si Teta S i Rioch, gjithashtu dhe fotot panoramike të marra nga nji telefon inteligjent. Dhe, po ashtu, si videot, fotot 360-gradë munden me u kqyrë gjithashtu nga pajisja Gear VR.