Facebook me ndryshim të madh për telefona

Facebook ka fillue heqjen e chatit nga faqja për telefona, tue i detyrue kështu edhe ma tepër përdoruesit që me kalue në Messenger.

Nëse nuk e keni pasë të qartë ende, Facebook dëshiron që me të vërtetë me përdorë aplikacionin Messenger për me bisedue në rrjetin social.

TechCrunch raportoi të Premten se kompania ka me fillue heqjen e chatit në platformën web për telefona, tue i shtye përdoruesit që me instalue aplikacionin Messenger për me bisedue.

Dhe, simbs atij raporti, Facebook tashma ka fillue me ba këtë.