Facebook Messenger sjell ndryshimin që krejt e duen

Facebook ka përfundue kthimin e Messenger me mesazhe te kodueme, tue i dhanë mundësi përdoruesve të aplikacionit që të mbrojnë bisedat e tyne dhe të mos monitorohen nga hakerat, agjencite qeveritare dhe nga vetë Facebook.

Në fakt, kodimi në Messenger ka nisë që në Korrik, por simbas disa burimeve për Wired, kodimi asht i vlefshëm për 1 miliardë përdorues të aplikacionit.

Kodimi i ri i Messenger vjen në formën e “bisedës sekrete”, nji opcion që bahët i vlefshëm tue klikue në emnin e përdoruesit në nji bisedë.

Sapo e aktivizoni mund të bisedoni normalisht, me opcionin e shtuem të kohës vetëshkatërruese në mesazhet tueja, nga çdo vend. Kjo kohë asht nga pesë sekonda në nji ditë.