Facebook Messenger sjell nji risi interesante

Facebook ka nxjerrë nji tjetër version të Messenger për biznisin mbasi synon të hyjë në tregjet ndërkombëtare.

Simbas Reuters Messenger Lite, i cili përdor ma pak internet, asht projektue të punojë në zonë me lidhje të dobët interneti si Kenia, Tunizia, Malajzia, Sri Lanka dhe Venezuela. Facebook thotë se në muejt në vazhdim Lite ka me qenë i vlefshëm dhe në vende të tjera.

Facebook ka përmbushë kërkesat e tregjeve perendimore, përfshi këtu Amerikën Veriore dhe Europën, dhe tashma synon vendet në zhvillim si pjesë e versionit të saj “lite” dhe tashma Messenger ka disa kapacitete ma shumë se aplikacionet e tjera.

Përdoruesit e telefonëve Android kanë me mujt ende të përdorin karakteristikat themelore të Messenger, përfshi këtu mundësinë për të dërgue mesazhe me tekst, foto, lidhje, por nuk kanë me pasë mundësi të bajnë telefonata me video apo audio apo të bajnë pagesa.