Facebook Messenger vjen me nji risi për SMS

Facebook tash ka me i integrue mesazhet tekstuale (SMS) në platformën Facebook Messenger.

Njani prej aplikacioneve ma të famshme, ‘Facebook Messenger’  ka me ju dhanë qasje mesazheve të telefonit me u inkuadrue në Messenger, si pjesë të bisedës. 

Me fjalë të tjera, tash mundeni me dërgue apo merrni mesazhet e telefonit në bisedën tuej në Facebook Messenger. Për me mundësue këtë tipar, duhet me klikue në Settings të aplikacionit Facebook dhe mandej me klikue në rubrikën SMS. 

Mbasi që keni klikue në këtë rubrikë, hapni mundësinë e “Default SMS app” dhe kështu mundeni me inkuadrue SMS’të tuej në bisedën e Messenger’it.