Facebook Messenger vjen me Spotify

Facebook Messenger vjen me risinë ma t’re për përdoruesit.Mssenger së fundmi ka lancue integrimin e parë të muzikës me Spotify.

 

Tanë përdoruesit e iOS dhe Android tash mbrenda në Messenger, në seksionin “More” në chat, munden me gjetë nji opsion të Spotify. Tue klikue aty, mundeni me kërkue diçka që doni me shpërnda.
Sapo ta zgjedhni nji kangë, artist ose lista kangësh, ato kane me u kthye mbrapa në Messenger me opsionin për me shpërnda fotografinë e kopertinës së tyne.

Kur nji mik në Facebook e klikon atë foto, ata kane me u transferue te Spotify për me ndëgjue.