Facebook prezenton opcionin e ri

Aplikacioni i mesazheve i rrjetit social Facebook asht padyshim nji ndër ma të përdorunit në tamë globin. Nji ndër arsyet kryesore asht fakti se kompania, herë mbas here prezenton risi të reja, tue e ba ma interesant dhe mbi të gjitha ma funksional.

Këtë herë, Facebook sjell opcionin e komunikimit me anë të videos (video chat).

Kjo risi i jep mundësinë përdoruesëve që të foln ballë për ballë, ndërsa janë në gjendje të dërgojnë gjithashtu mesazhe të shkrueme. Video, ndërkohë qëndron në nji cep nalt, tue e ba komunikimin edhe ma të lehtë.