Facebook si Snapchat!

Doket se mënyra ma e mirë për me kallxue tutën nga nji konkurrent asht me i kopjue produktet e tyne tue u përpjekë që me krijue diçka ma të mirë se origjinali.

Facebook doket se asht tue u shqetësue nga Snapchat mbasi që ka krijue tre klone të tij përgjatë vjeteve të fundit.

Tash, Facebook ka sjellë nji kopje të re të Snapchat që e ka quejt Flash.

Mbas Messenger Day, Flash asht lansue në tregjet në rritje. Për momentin, aplikacioni ka debutue në Brazil në versionin ‘lite’ që i bjen se asht ma pak se 25MB në madhësi.