Facebook sjell nji risi fantastike (video)

Facebook asht tue e përmirësue kamerën në aplikacionin e tij, tue sjellë realitetin virtual të ngjashëm me Snapchat.

Veçoritë e reja në Facebook përfshijnë maska të animueme për selfie të ngjashme me Snapchat, grafika dhe filtra të ndryshëm.

Tana këto veçori Facebook i ka përmbledhë në nji emën, tue e quejt “kamera e re”, të cilën mundeni me hapë direkt nga Faqja e të Rejave.

Dhe, në vend që t’i publikoni në Faqen e të Rejave, ju keni me qenë në gjendje që të shpërndani në mënyrë private fotot dhe videot që bani, përmes inbox’it të ri ‘Facebook Direct’.