Facebook sjell nji risi për lojna

Facebook po synon tregun e videlojnave nga kompjuteri. Mbas disa muejsh testime dhe në msheftësi, shoqnia e Mark Zuckerberg ka ba publike “Gameroom”, dhoma e lojnave.

Kjo platformë nuk asht e lidhun me rrjetin social dhe përdoret për videolojna në kompjuter.

Përdoruesit munden me shkarkue aplikacionin për sistemin operativ Windows të Microsoft, nga versioni 7 e tutje. Kështu, mundeni me marrë pjesë në videolojna të ndryshme.