Facebook sjell nji risi për videot ‘live’

Videot live janë të mrekullueshme, por ato nuk janë shumë të dobishme në qoftë se shumica e audiencës nuk e di se kur jeni tue planifikue me dalë në ‘transmetim’.

Facebook asht tue e adresue këtë problem tue futë opcionin e skedulimit për faqet e verifikueme, ku përdoruesit munden me u njoftue në lidhje me videot deri nji javë ma parë.

Për me qenë të qartë, kjo vlen vetëm për Faqet e verifikuene, jo përdoruesit e verifikuem, raporton TechSot.Al.

Megjithatë, ky asht nji përditësim i mirëpritun: Publikuesit mund të planifikojnë videot ma parë dhe të ndërtojnë promuovime për nji video, në thelb tue krijue nji audiencë para se transmetimime fillue. Kjo, potencialisht mundet me ba transmetimin live në video të ngjashëm me kqyrjen e televizionit.

scheduled-live51