Facebook vjen me risi, foto 360 gradë!

Mbas videove, “Facebook” sjell fotot 360 gradë.

Mjafton të kapësh nji pamje panoramike me smartfonin tend apo të shkrepësh nji foto tue përdor nji aplikacion apo aparat fotografik, për me publikue me pas në rrjetin social njisoj si nji foto normale.

“Facebook” e konverton këtë imazh në nji foto 360 gradë që mund të eksplorohet me të njajtën mënyrë si video.

Nga kompjuteri mjafton ta prekësh dhe të lëvizësh mausin, ndërsa nga smartfoni mjafton të lëvizësh aparatin.