Fakte që nuk i keni ditë për internetin

Tash interneti asht përhapë aq shumë sa jeta nuk mund të paramendohet pa të, disa e përdorim për argëtim e disa për punë.

Sjellim në vazhdim disa fakte, të cilat nuk i keni ditë për internetin dhe aplikacionet, të cilat funksionojnë falë internetit.

160 miliard emaila dërgohen mbrenda ditës, 97% prej tyne janë spam.

Emailet spam konsumojnë 33 miliard KWh energji elektrike mbrenda nji viti, energji kjo, e cila kishte me mjaftue për me i furnizue plot 2.4 milion shtëpi.

9 në 1000 kompjuterë janë të infektuem me spam.

Dërguesit e emailave spam marrin mesatarisht nji përgjigje në 12 milion email të dërguem dhe sërish arrijnë të kenë profit.

Në botë ka ma shumë së nji miliard kompjuter në shfrytëzim.

Ka ma shumë se katër miliard telefona në përdorim dhe rreth 3 milion të tillë shiten çdo ditë.

Virusi i parë për telefon mobil asht quejtë Cabir.A dhe asht shfaqë në vitin 2004.

Facebook ka 1.71 miliard përdorues aktiv mbrenda muejit.

Rreth 20% e videove në YouTube kanë përmbajtje muzikore.

Njerëzit kqyrin rreth 15 miliard video mbrenda ditës.

Rreth 3 miliard njerëz kanë qasje në internet ku prej tyne 100 milion flasin gjuhën angleze.