FBI, qe qysh e mposhti Apple

fbiapple

Duket se çashtja FBI kundër “Apple” tashma asht e mbyllun.

Agjencia investigative amerikane ka deklaru se ka me kerkue tërheqjen nga çashtja gjyqësore, mbasi ka mund të hyjë në të dhanat e telefonit të atentatorit të San Bernardinos, pa ndihmën e kompanisë.

Ende nuk asht e qartë, se cila ka qenë mënyra e përdorun nga federalët për të pasë akses në të dhanat e Iphone, por kjo e lejon Departamentin e Shtetit që të mos vijojë ma akcionin ligjor në drejtim të Apple.

Që prej fillimit të hetimeve kompania e themelueme nga Steve Jobs, ishte shpreh kundër thyemjes së privatësisë tue u deklaru e gatshme që të përballej dhe me procese gjyqësore deri në Gjykatën Supreme.

Zhbllokimi i vrasësit të 12 personave në nji qendër për persona me aftësi të kufizueme, u ba i mundun falë nji ndihme nga nji pale e tretë, identiteti i të cilit ende nuk asht zbulue.