FBI: Mbuloni webkamerat e kompjuterëve, qe pse

Laptop on empty bed

“Webkamerat në kompjuterët tanë?”. Duhet të mbulohen menjiherë! Paralajmërimi, tue marrë parasysh burimin duhet me u marrë në konsideratë. Ai që ka ba thirrjen, asht vetë drejtori i FBI’s James Comey, tue sugjerue që të mbulohet objektivi.

Të lash çdo gja hapun në të kundërt ka me na ekspozue kundrejt rrezikut të ndërhymjeve të jashtme informatike, me rrezikun e matejshëm se material i mbledhun nëpërmjet videokamerës mund të përdoret për kërcënime apo shantazhe.

Nji masë kjo që të gjitha zyrat amerikane e kanë marrë tashma, shpjegoi Comey. ”Nëse shkoni në njanën nga zyrat tona mundeni me pa se në të gjithë kompjuterët objektivi i webkamerës asht i mbuluem”. Nuk asht hera e parë që, rreziku për sigurinë i shkaktuem nga webcam e instaluem në kompjuterët laptop dhe desktop bahet objekt diskutimesh. Disa muej ma parë në nji foto të publikuem në profilin e tij nga Mark Zuckerberg, shumë vunë re të habitun se edhe themeluesi i Facebook’ut, kishte mbulue webkamerën dhe hymjen e mikrofonit.

Edhe ndërmarrjet e sigurisë informatike po mobilizohen për t’i gjetë zgjidhje këtij problemi. Simbas asaj që shkruen “The Indipendent”, kompania “Hide My Ass” ka ba me dije se po pregaditë shpërndamjen e pajisjeve ad hoc pikërisht për të mbulue lentet e webkamerave.