Festivali ma i madh i teknologjisë vjen në Prishtinë

Me mbi 1,500 pjesëmarrës dhe folës të kalibrit botnor, KosICT ka me sjellë botën e teknologjisë në Prishtinë këtë vikend.

Festivali dhe konferenca ma e madhe e teknologjisë në rajon, KosICT, e cila mbahet me 28 dhe 29 Tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nën organizimin e Shoqatës së IT’s (STIKK), ICK’s dhe Kolegjit Universum, këtë vit po sjellë emnat ma të njohun në botë të teknologjisë dhe biznisit, tue përfshi edhe Drejtorin e Partneriteteve në Google, ish Drejtori për Europë në Apple, shqiptaren nga Kosova Hava Maloku, Menaxhere e Marketingut në LinkedIn, Kryeredaktoren e Entrepreneur Magazine, Amy Cosper si dhe mbi 40 folës të tjerë nga kompani të njohuna si Rimac Automobili, e konsiderueme si Tesla e Europës.