Find My iPhone, frik vjen me nji risi të madhe (foto)

Simbas nji patente të re të Apple, “Find my iPhone” frik mundet me funksionue edhe kur telefoni asht i shkymt, tue lejue gjithsesi lokalizimin e pajisjes. Aktualisht, funksioni Find my iPhone shfaq pozicionin e pajisjes në nji hartë, por funksioni duhet të aktivizohet përpara se të humbim telefonin.

Gjithsesi, në rast se na e vjedhin telefonin, ky funksion mundet me u ç’aktivizue tue heqë kartën SIM ose tue e shkym telefonin, por Apple me sa doket ka gjetë nji zgjidhje edhe për këtë problem.

trovailmioiphone-630x546