Fjalët e fundit të 33 njerëzve t’famshëm: Çka thanë në shtratin e vdekjes

Njerëzit gjithnji janë magjepsun nga fjalët e fundit që thonë njerëzit para vdekjes.

Ndoshta, ato fjalë janë të mbushuna me dije, nji hajgare e fundit, por ndoshta edhe nji konfirmim se kush ka me marrë atë që ndodhet në testament.

Prekëse, qesharake, të trishtueme e të çuditshme–fjalët e fundit munen me qenë po me aq impakt sa dhe vetë e tanë jeta.

1 – Joseph Wright ishte nji gjuhëtar që redaktoi Fjalorin Anglez me Dialekt. Fjala e tij e fundit ishte:“Fjalor”.

2 – Fjala e fundit e artistit italian Raphael ishte: “I lumtun”

3 – Kompozitori Gustav Mahler vdiq në shtrat, tue krye nji orkestër imagjinare. Fjala e fundit ishte: “Moxart”

4 – Frank Sinatra vdiq mbasi tha: “Po e humb!”

5 – Fjalët e fundit të George Orwell ishin: “Në moshën 50 vjeçare, të tanë kanë ftyrën që meritojnë”. Ai vdiq në moshën 46-vjeçare.

6 – Filozofi  Jean Paul Sartre u kthye nga grueja e tij Simone de Beauvoir dhe i tha: “Të due shumë e dashuna ime”.

7 – Nostradamusi bani nji parashikim të fundit të saktë kur tha: “Nesër, në agim, nuk kam me qenë ma këtu” dhe kishte të drejtë.

8 – Autori Vladimir Nabokov ishte gjithashtu nji entomologjist, veçanërisht i interesuem për fluturat. Fjalët e tij të fundit: “Nji flutur e sigurtë ka gjithnji krahë”.

9 – Marie Antoinette ndaloi pranë egzekutuesit të saj drejt gijotinës dhe tha: “Falum Zot!”.

10 – Kur Sir Isak Newton vdiq, ai ishte i përulun. Ai tha: “Nuk e di si i dokem botës. Por unë e shoh veten si nji djal që ka luejt në breg të detit tue mbledhun guraleca, dhe nji oqean i tanë që shtrihet para meje”.

11 – Leonardo Da Vinci ishte gjithashtu modest dhe tha: “E kam fye Zotin dhe njerëzimin mbasi vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte arritun”.

12 – Richard Feynman, nji fizikan, autor, muzikant, profesor dhe udhëtar vdiq në Los Angeles në vitin 1988. Fjalët e tij të fundit: “Kisha me urrejt me vdekë dy herë. Asht kaq e mërzitshme”.

13 – Ndërsa, Benjamin Franklin shtrihej në prag vdekje në moshën 84-vjeçare, vajza e tij i tha që të ndryshonte pozicion në shtrat që të merrte frymë ma mirë. Fjalët e fundit të Benjamin drejtuar vajzës ishin: “Nji person tuj dhane shpirt, s’un ban asgja kollaj”.

14 – Charles “Lucky” Luciano ishte nji gangster i famshëm që ndihmoi amerikanët me mafian siciliane gjatë Luftës së Dytë Botnoore. Fjalët e tij të fundit ishin: “Thuej Georg që historinë teme ta tregojnë në filma”. Dhe dëshira e tij u realizue. Shumë filma të Hollivudit janë ba për të.

15 – Arthur Conan Doyle, që shkroi veprat e Sherlock Holmsit vdiq në moshën 71-vjeçare në oborrin e tij. Ai u kthye nga bashkëshortja dhe i tha: “Je e mrekullueshme” dhe ma mbas vdiq.

16 – Shkrimtari T.S.Eliot pëshpëriti vetëm nji fjalë para se të vdiste: “Valerie!” (Emni i bashkëshortes së tij)

17 – Përpara se Ernest Hemingway të vetëvritej ai i tha bashkëshortes së tij Mary: “Natën e mirë kingji jem”

18 – Ndërsa vdiste Alfred Hitchcock tha: “Askush nuk e di fundin. Dikush duhet të vdesë që ta dijë me saktësi se çfarë ndodh mbas vdekjes”.

19 – Vladimir Lenin në prag të vdekjes i tha “Bravo, qen i zgjuem” nji qeni që i solli nji zog të ngordhun.

20 – Simbas motrës së tij Mona, fjalët e fundit të themeluesit të Apple Steve Jobs ishin “Oh uau, oh uau, oh uau”.

21- Në përkujtimin e saj të vitit 2014, ish-e fejuemja e Elvis Presley, Ginger Alden kujtoi fjalët e fundit që ai tha para vdekjes në vitin 1977. Gjatë nji nate pa gjumë, Presley i tha Alden, “Po shkoj me lexue në banjo”.

22- Fjalët e fundit të filozofit Karl Marx, njeriut që themeloi komunizmin ishin: “Fjala e fundit u përket budalleve që nuk kanë folun mjaftueshëm”

23- Fjalët e fundit të Arkimedit ishin: “Qëndro larg diagramit tem o mik”. Arkimedi u vra gjatë Luftave Punike. Simbas historianit Plutark, ushtari e urdhnoi Arkimedin të ikte me të, por ai refuzoi pasi nuk çohej pa zgjidhun problemin. Ushtari e vrau. E si mund të vdiste ndryshe nji matematicien i madh?

24-Napoleon Bonaparte, strategu ushtarak dhe lider politik i mbylli sytë tue mendue për Francën dhe bashkëshorten e tij. Fjalët e fundit ishin: “Franca, ushtria, kreu i ushtrisë, Jozefina”

25 – Augustus Ceasar, perandor i Romës, fjalët e fundit: “E gjeta Romën në baltë, po e la në mermer”.

Gjithashtu miqtë e tij rrëfejnë se gjatë fundit të tij, ai ka thanë: “A nuk e luejta mirë pjesën? Atëherë amani nji apllauz”.

26- Joe Di Maggio, lojtar bejsbolli: “Ma në fund e pashë Merilyn Monroe’n. I famshmi Di Maggio pati nji martesë me bionden ma të famshme të tana kohnave.

27 – Fjalët e fundit të Charles Darwin, teoricieni i evolucionit: “Nuk kam aspak frigë nga vdekja”. E si mund të ndodhte ndryshe?

28 – Bob Marley, muzikant, fjalët e fundit: “Paret nuk mujn me ble jeten”. E vërtetë.

29 -Mësohet se Ludvig van Beethoven, që ishte i shurdhë në fund të jetës së tij të ketë thanë: “Unë do të dëgjoj në parajsë”, ndërsa disa të tjerë sugjerojnë se ka thënë: “Apllaudoni miq, komedia përfundoi”. Por, ka të tjerë që thonë se mbasi nji publicist i solli kompozitorit 12 shishe venë, fjalët e tij të fundit ishin: “Sa keq, shumë vonë”.

30- Pak përpara vdekjes, Thomas Edison (shpikësi i llampës) doli nga koma, hapi sytë dhe i tha grues së tij: “Asht shumë bukur këtu”. Thuhet se i referohej pamjes nga dritarja.

31- Disa e konsiderojnë Pablo Picasso si piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti ma i famshëm i shekullit të 20-të. Fjalët e fundit të tij ishin: “Pini për mu. Pini për shnetën teme. Ju e dini se une s’un pi ma”.

32- Shqiptarja Nana Tereze është nji prej njerëzve ma të famshëm në botë, e njohun për bamirësinë e saj në Indi, ku kaloi më shumë se 45 vjet tue ndihmuar të varfnit e jetimat. Fjalët e fundit të shejtores ishin: “Jezus të due. Jezus të due”.

33- Winston Churchill asht konsiderue si nji prej liderëve ma të mdhaj në histori mbasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botnore. Fjalët e fundit ishin: “Më ka ardhë në maje të hundës krejt”. Legjendare, ashtu si edhe ai.