Fjalët prekëse të Steve Jobs nga shtrati i vdekjes dhe foto e tij e fundit

Arrita majën në botën e biznisit.

Në sytë e të tjerëve jeta ime ka qenë simboli i suksesit.

Gjithsesi, përveç punës kam nji gëzim të vogël. Në fund, pasunia asht vetëm nji e dhanë faktike, me të cilën jam mësue.

Në këtë moment, i shtrimë në shtratin e spitalit dhe tue kujtue tanë jetën time, po vërej se krejt lavdatat dhe pasunitë, për të cilat isha aq krenar, janë ba të pakuptimta përballë vdekjes që asht në prag.

Në errësirë, kur shoh dritat e gjelberta të makinerive për frymëmarrjen artificiale dhe ndjej pipëtimën e tingujve të tyne mekanike, arrij me ndje frymarrjen e vdekjes që afron…

Vetëm tash kam kuptue, mbasi grumbullon mjaftueshëm pare për të gjithë pjesën tjetër të jetës tande, duhet me ndjekë objektiva të tjera që nuk kanë lidhje me pasuninë.

Duhet me qenë diçka ma e randësishme:

Për shembull, histori dashnie, art, andrrat kur isha fëmi…

Mos me u ndalë tue ndjekë pasuninë vetëm sa e shndërron nji njeri në nji qenie të shtrembnueme, tamam si unë.

Zoti na ka dhanë shqisat për me na ba me ndje dashninë në zemrat e secilit prej neve, jo iluzionet e krijueme nga fama.

Paret që kam fitue gjatë jetës time nuk mundem me i marrë me vete.

Ajo që mundem me marrë me vete janë vetëm kujtimet, të përforcueme nga dashnia.

Kjo asht pasunia e vërtetë që ka me të ndjekë, ka me të shoqnue, ka me të japë forcën dhe dritën për me ecë përpara.

Dashnia mundet me udhëtue mijaa milje. Jeta nuk ka asnji kufi. Shko ku të duesh. Arrij majat që don me i arritë. Gjithçka ndodhet në zemrën dhe në duert tueja.

Cili asht shtrati ma i kushtueshëm në botë? Shtrati i spitalit.

Mundesh me punësue dike që nget kerrin për ty, që fiton pare për ty, por nuk mundesh me pasë dike që me vuejtë sëmundjen në vendin tand.

Gjanat materiale të humbuna munden me u rigjetë. Por, ka diçka që nuk mundet me u rigjetë nëse e humbë: jeta.

Në çdo fazë të jetës, jemi në këtë moment, në fund kemi me u përballë me ditën kur ka me u ulë sipari.

Ktheheni në pasuni dashninë për familjen tuej, dashninë për bashkëshorten/in, dashninë për miqtë tuej…

Trajtojeni mirë veten. Duejini të tjerët.

jobsit