Foto: Piramida e msheft në kodër, ma e madhe se e Gizës n’Egjipt

Pushtuesit vranë 3000 vendas për tri orë, shkatërruen tempujt e lashtë dhe ndërtuen nji kishë në majë të asaj që kujtonin se ishte thjesht nji kodër e bukur.

Me 12 Tetor të vitit 1519, ushtria spanjolle, e drejtueme nga Hernan Kortez, hyni në Çolula të Meksikës së sotme, të cilën e plaçkitën dhe masakruen shumë shpejt.

Pushtuesit shkaktuen nji nga masakrat ma të mëdha dhe në shekujt në vazhdim e mbushën zonën me kisha, ma kryesorja e të cilave u ngrit në maje të nji kodre, që në fakt nuk ishte kodër.

Mbrenda saj mshefej nji tempull i ndërtuem rreth 300 vjet para erës sonë, i rindërtuem mandej edhe nga qytetnimet në vazhdim.

Ky tempull asht piramida ma e madhe që egziston, 55 metra e naltë dhe me secilën faqe 450 metra të gjatë në bazë. Madje, asht monumenti ma i madh i ndërtuem nga njeriu deri sot.

1471420572p044g1tg 1471420665_cholula031_calidad 1471420996_cholula140_calidad 1471421510_DSC_0009-C1

1471420731_p044g1mf