Foto/Video: Nëse tuteni prej avionave, mos e kqyrni!

Të Hanën, nji avion i kompanisë islandeze WOW u godit nga nji rrufe gjatë fluturimit, pak momente mbasi u ngrit nga aeroporti i Keflavik. Fotot spektakolare të këtij fenomeni pa dyshim që mund të rritin numrin e personave që vuejnë nga aerofobia.

Foto që asht publikue nga Flighteadar 24 në Twitter, kallxon momentin kur vetima kalon përmes avionit dhe përplaset në tokë.  Pamvarësisht se sa i tutshëm mund të doket ky incident, bahet fjalë për nji dukuni mjaft të zakonshme.

Mesatarisht nji avion pëson nji herë në dy vjet goditje elektrike nga rrufetë, simbas nji analize të realizueme nga e përditshmja britanike “The Telegraph”.