Franca e Gjermania kërkojnë që BE me pasë akses në mesazhet e kodueme

Agjensitë europiane të zbatimit të ligjit duhet me pasë akses në mesazhet e kodueme në shërbime të tilla si Telegram, Viber, Whatsapp si pjesë e përpjekjeve për me luftue terrorizmin, deklaruen dje ministrat e mbrendshëm të Francës dhe Gjermanisë.

Franca, në veçanti ka qenë në mesin e shkëmbimeve të zjarrit të ekstremistëve islamikë, me ma shumë se 200 persona të vdekun, në disa sulme në shkallë të gjanë gjatë 20 muejve të fundit.

Gjermania gjithashtu ka përjetue kohët e fundit sulme islamike, edhe pse nuk ka pasë civilë të vramë.

Shërbimet e mesazheve online dhe në telefona të tilla si aplikacionet e telegram, mendohet me qenë nji formë e zakonshme e komunikimit të grupeve ekstremiste, tue qenë se ata përdorin kodimin që e ban ma të vështirë për policinë dhe autoritetet gjyqësore të hysh në mesazhet e tyne.