Frik, çka keni n’mendje ka me u publikue në Facebook nepermjet rrezeve

Kolosi i teknologjise, Mark Zuckerberg pretendon se shume shpejte, kompjuterat kane me qene ne gjendje me na lexue mendjen direkt nga Facebook me ane te rrezeve.

S’kane me shkue as 50 vjet dhe na kemi me qene krejt bashke mbrenda “Matrix”.

Na kemi perjetue ne dekaden e fundit, zbulimet e Zuckerberg ne Facebook, tue na mundesue me i evokue kujtimet tona, fotot kur kemi qene te vegjel apo edhe detajet nga perditshmenia jone.

Por, kjo nuk asht e mjaftushme per ‘baben’ e tekonologjise, Mark Zuckerberg. Ai deshiron me na hy mbrenda ne trunin tone dhe me hy direkt ne mendimet tona, transmeton Rrokum.TV

Zuckerberg ka lane me kuptue se e tana kjo mundet me u ba nepermjet telepatise, tue lejue njerezit e zakonshem me i transmetue nepermjet valeve te rrezeve ate cka kane ne trunin e tyne dhe emocionet e tyne direkt ne internet.

Mark Zuckerberg

Miliarderi ka ba paret qe me jetesue kete projekt te tij, dhe don me i binde njerezit qe me i shpernda detajet ma te vogla intime nga jetet e tyne me miqte apo edhe te huejt ne Facebook.

“Une mendoj se ju keni me qene ne gjendje me i kap mendimet apo ndjenjat tueja te momentit qe me i shpernda me boten”, thote miliarderi, themelues i Facebook, per Washington Post, transmeton Rrokum.TV.

Megjithate, Facebook aktualisht nuk asht tue planifikue me u perpjeke me i lexue mendimet tona, por Zuckerberg thote se telepatia mundet me u ba realitet ne nji periudhe 50 vjeçare. /Rrokum.TV