Ky asht telefoni ma i ri n’treg. Kqyreni

1-samsungii

Galaxy A9 Pro asht telefoni ma i ri i hedhun në treg nga kompania ma e madhe teknologjike Samsung.

A9 Pro asht nji telefon me ekran 6.0-inç me rezolucion prej 1080 pikselë dhe të njajtin procesor të Qualcomm’it, Snapdragon 652 në nji dizajn të njajtë.

Dallimet perfshijnë 4 gigabajt të RAM memories në vend të 3 gigabajt, 32 gigabajt memorie të mbrendshme në vend të 16 gigabajt, kamerën kryesore prej 16 megapikselë në vend të 13 megapikselë.

Bateria asht e njajtë prej 5 mijë mAh dhe mbështet veçorinë e mbushjes të shpejtë, gjithashtu asht nji pajisje që punon me sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow.

Ky telefon ma i ri i Samsungut kushton rreth 540 dollarë ose 476 euro.

 

2-samsungu

 

 

3-samsung