Galaxy Note 7 i rrezikshëm, Samsung merr nji vendim të papritun

Sërish telashe për shoqninë koreane të teknologjisë. Kompania Samsung pezullon prodhimin e Samsung Galaxy Note 7 mbasi disa prej tabletëve kanë marrë flakë edhe pse u zavendësuen mbas lajmit se disa prej tyne ishin difektozë.

“Jemi endë në proces e sipër për të përmirësue kontrollin e cilëisë dhe për të riparue damet që kanë shkaktue rastet e shpërthimit të Galaxy Note 7”, thuhet në deklaratën e kompanisë koreane.

Pak javë mbas hedhjes në treg të Note 7, po kjo kompani ishte detyrue të tërhiqte nga tregu 2.5 milionë telefona mbasi egzistonte rreziku i shpërthimit të baterisë.

Galaxy Note 7 u fut në treg në 19 Gusht në pothuej 10 shtete, por shumë shpejt hasi dhe problemet e para tue e tërheqë fillimisht nga tregu, por mesa doket defektet nuk mbaruen derisa e shtyn kompaninë të ndalojë prodhimin.