Gati për luftë avioni “F-35”, projekti 379 bilionë dollarësh i SHBA’ve

Forcat Ajrore Amerikane kanë deklarue se, “F-35” ka me qenë gati për me dalë, tue shënue nji arritje e madhe mbas tejkalimit të randë kostove dhe vonesave që ka ‘tranue’ ligjvnuesit amerikanë,

Programi 379 bilionë dollarësh asht projekti ma i madh i Pentagonit.

Forcat ajrore Amerikane po planifikojnë të blejnë nji total prej 1,763 avionësh për me formue kështu, flotën ma të madhe ajrore në botë.

Tre modele të F-35 po ndërtohen për ushtrinë amerikane dhe, 10 vende të tjera, kanë ba tashma porositë e tyne: Britania, Australia, Norvegjia, Italia, Turqia, Danimarka, Holanda, Izraeli, Korea e Jugut dhe Japonia.